Bad Bunny, më i dëgjuari për 2020
Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë ndër artistët më të dëgjuar të vitit 2020, sipas të dhënave nga Spotify. Muzika e Bad Bunny është shkarkuar më shumë se 8.2 miliardë herë brenda vitit.
Po ashtu albumet e Bad Bunny renditen si më të shkarkuarat në të gjithë botën. Albumi i tij i dytë i publikuar përgjatë këtij viti është shkarkuar më shumë se 3.3 miliardë herë në vitin 2020.
Ndërkaq kënga “Blinding Lights”, e The Weeknd renditet në vend të dytë me afërsisht 1.6 miliardë shkarkime anembanë botës. Pas tij renditet artistja Tones And I me hitin “Dance Monkey”, në të tretin Roddy Rich me “The Box”, ndërsa Dua Lipa pozicionohet e pesta në këtë listë me hitin e saj “Don’t Start Now”.
Billie Eilish e kryeson listën e “Artisteve më të dëgjuara” në këtë platformë, për të dytin vit radhazi. Pas saj vijnë këngëtaret, Taylor Swift, Ariana Grande dhe Halsey.
Albumi i reperit Post Malone “Hollywood’s Bleeding”, albumi “Fina Line” nga Harry Styles dhe “Future Nostalgia” nga Dua Lipa e plotësojnë top pesëshen. Spotify ka bërë të ditur se zhanri më i pëlqyer gjatë këtij viti është ai pop.