
Bad News Eagles fitojnë ndaj ekipit gjerman BIG
01 nëntor 2022
| 11:11
Bad News Eagles e kanë arritur edhe fitoren e dytë në kuadër të turneut që po mbahet në Brazil.
Në ndeshjen e dytë, BNE ka triumfuar ndaj ekipit gjerman BIG, me rezultat 16-11.
Pjesa e parë u mbyll në të mirë të ekipit gjerman me rezultat 11-4, por pjesa e dytë ishte e tëra e ‘shqiponjave’, pasi me një rikthim të jashtëzakonshëm arritën që në fund të triumfojnë me rezultatin finale 16-11.
Kujtojmë, BNE-së tani i duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në fazën tjetër “Legends stage”.