Bad News Eagles humb ndeshjen e dytë në Australi
28 prill 2023
| 13:03
Bad News Eagles (BNE) ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut “ESL Challangers” për CS:GO që po mbahet në Australi.
Ekipi shqiptar nga Kosova ka pësuar disfatë 11:16 nga ekipi Movistar Riders në mapën Inferno.
Në pjesën e parë ekipi kundërshtar i BNE kishin epërsi 11-4, ndërsa në pjesën e dytë BNE-ja u rikthye duke barazuar rezultatin, por në fund triumfuan ekipi i Movistar Riders.
Paraprakisht, Bad News Eagles e ka fituar takimin e parë 16:10 ndaj ekipit nikoqir, Vertex në hartën “Vertigo”.