‘Bad News Eagles’ luan sonte për mbijetesë, përballë tyre kanë legjendat e Brazilit
Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” do të zhvillojë sot ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në “CS:GO, PGL Antwerp Major 2022”.
Pas dy humbjeve të djeshme, “Bad News Eagles” e ka mundësinë e fundit për të vazhduar garimin, ku duhet ta mposht ekipin e legjendave të Brazilit, “Imperial”.
Të dy ekipet kanë nga dy humbje dhe ekipi që mposhtet sonte përfundon garën.
Kujtojmë se në “Challengers Stage”, “Bad News Eagles” e kishte mposhtur ekipin “Imperial”.
Ndeshja do të zhvillohet në formatin Bo3, ku një ekip duhet t’i fitojë dy map-a. Dueli do të nis në orën 18:15.
Në rast fitoreje, “Bad News Eagles” do ta vazhdonte edhe nesër garimin, ku do të tentonte fitoren e dytë.
Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në “Champions Stage”, ku bëjnë pjesë tetë ekipet më të mira të botës në këtë lojë.