Badovcit fillon të mbushet me ujë pas reshjeve të borës

05 shkurt 2020 | 18:37

Që nga dje në vendin tonë po karakterizohet mot me temperatura të ulëta e me reshje të borës.

Bora nisi qysh nga orët mbrëmjes së kaluar, derisa ka vazhduar pandërprerë edhe gjatë ditës së sotme.

Reshjet e borës, jo vetëm qe ka zbutur ajrin e ndotur, që rrezikonte qytetarët, por edhe ka nisur të mbush liqenet, pasi mbetën thuajse tërësisht të shteruara pa ujë.

Ky një lajm mjaftë i mirë, pasi që po të vazhdohej me mot të thatë, qytetarët rrezikonin të mbesnin edhe pa ujë, transmeton Periskopi.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se veç pamjes së mrekullueshme, që ka marr Liqeni i Badovcit, gjithashtu ka nisur të mbushet me ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe…