Baerbock i kërkon Osmanit përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi të bërë në platformën “X” ka njoftuar për takimin që pati sot Annalena Baerbock me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Berlin të Gjermanisë.
Në njoftim thuhet se Baerbock ka thënë se integrimi rajonal në Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA si dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftim.
Për takimin me Baerbock shkroi edhe presidentja Vjosa Osmani. Osmani tha se patën një diskutim të hapur dhe miqësor, derisa e ka cilësuar si zë të fuqishëm në krah të Kosovës.
“Diskutim i hapur e miqësor me Michael Roth, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, një ndër zërat më të fuqishëm e konsistent në përkrahje të Kosovës. Ne diskutuam se si mund të ecim përpara me hapat që e çojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë më afër institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.