Baerbock nga Ura e Ibrit: Shpresoj që herën tjetër të pimë kafe në jug e të hamë darkë në veri
11 mars 2022
| 10:01
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka shprehur optimizëm për rregullimin e marrëdhënieve në mes të dyja anëve të Mitrovicës.
Baerbock tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug e të hanë darkë në veri.
“Shpresoj që herën tjetër të pimë kafe në jug e të hamë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët.
Edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, u shpreh i gatshëm për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit pa dallim.
Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic, u shpreh i hapur për bashkëpunim, raporton ‘Jepi Zë’.