Baerbock: Suedia dhe Finlanda janë në parim tashmë anëtare të NATO-s, ne jemi gati
Në një konferencë për media në Berlin, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se Suedia dhe Finlanda janë në parim tashmë anëtarë të NATO-s.
“Fuqitë e tyre janë të integruara kryesisht në strukturat e NATO-s. Të dyja arrijnë standardet e NATO-s dhe do të forconin aleancën tonë”, ka thënë ajo.
“Ne jemi gati nëse ju jeni gati”, ka thënë Baerbock teksa iu ka drejtuar dy vendeve.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se do të ishte një “moment historik” nëse Suedia dhe Finlanda aplikojnë për anëtarësim.
Ai ka theksuar se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç ka planifikuar Moska dhe se forcat ruse tani po tërhiqen nga Kharkiv.
Ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Berlin për të diskutuar për anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.
(Sh. Rexhaj)