Baftiu reagon pas largimit nga Ballkani

01 qershor 2022 | 11:21

Bend Baftiu është shpallur kampion me skuadrën e Ballkanit, por nuk do të jetë pjesë e këtij klubi në pjesëmarrjen e parë historik në garat evropiane, pasi ai edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra kampione.

Baftiu ka falënderuar të gjithë për bashkëpunim gjatë katër viteve të kaluara së bashku, kurse klubit të Ballkanit nuk i ka thënë lamtumirë, por mirupafshim.

“Së bashku shkruam histori! Krenar që gjatë këtyre katër viteve me plot emocione bëmë ëndrrën e çdo qytetari të Suharekës realitet. E kjo nuk do ishte e mundur pa kontributin e të gjithë bashkëlojtarëve, pa përkrahjen e ‘Xhebrailave’, stafit dhe veçanërisht kryesisë se klubit me në krye presidentin Arsim Kabashi. Kjo nuk është lamtumire por një mirupafshim! Faleminderit për kujtimet FC Ballkani”, ka shkruar Baftiu në profilin e vet në “Facebook”.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix Ramosaj ka rrëfyer për herë të parë se si…