Baftiu, ‘ylli i javës’ në Superligë

25 shkurt 2022 | 12:52

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë çmim për xhiron e 21-të e ka fituar futbollisti  nga radhët e FC Ballkani, Blend Baftiu

“Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0. Ai shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër, derisa tregoi formë të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion. Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh FC Ballkani që ta ruajë pozitën e parë në renditje në BKT Superligë me 42 pikë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e talentuar të FC Ballkani, Blend Baftiu e ndau Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT-së në Fushë Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë që qeveria e Kosovës e…