Bagnaia fiton Çmimin e Madh të San Marinos
19 shtator 2021
| 18:00
Francesco Bagnaia ka fituar Çmimin e Madh të San Marinos, garën e 14 të Botërorit të MotoGP. P
iloti italian i Ducati la pas kryesuesin e kampionatit, francezin Fabio Quartararo, duke ngushtuar diferencën në 48 pikë. Në podium u ngjit italiani tjetër Ennea Bastianini, që arrin kështu podiumin e parë në karrierë në kategorinë më të lartë të motorëve. Valentino Rossi e mbylli garën në vendin e 17.