![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/Francesco-Bagnaia.jpg)
Bagnaia: Koha për t’i marrë frenat e botërorit
16 shtator 2022
| 11:34
Piloti italian Francesco Bagnaia do ta kërkojë në garën e ardhshme të MotoGP në pistën spanjolle të Aragon, fitoren e pestë radhazi. Një sukses që do t’i jepte mundësi të ngushtojë edhe më shumë dallimin me Fabio Quartararo.
Pista e Aragon është e dashur për Bagnaia, pasi këtu ka arritur fitoren e parë në MotoGP.
“Jam i kënaqur që rikthehem në Aradon. Kam kujtime të jashtëzakonshme. Është një pistë e mirë dhe mendoj se do të jemi kompetitivë e të shpejtë”, ka thënë Bagnaia. “Gjithsesi, unë do ta përgatis këtë garë njësoj si gjithnjë, duke u përpjekur ta jap maksimumin në pistë. Shpresoj te fitorja, për ta nisur përmbysjen e madhe ndaj Fabios. Do të ishte fantastike nëse ia dal mbanë”, ka thënë piloti italian i Ducatit.