Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asamblistëve të AAK-së në Prishtinë

04 janar 2022 | 18:31

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije Bahri Gashi është emëruar shef i grupit të asamblistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Nga një kafe me asambleistët e AAK-së në Prishtinë, me rastin e fillimvitit. Njëherit, në unanimitet të plotë Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asambleistëve të AAK-së në komunën e Prishtinës.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i denjë i çështjes kombëtare, atdhetari i mirënjohur, i…