Bahri Gashi i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale
17 janar 2020
| 15:17
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Gashi, i cili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ftesën për intervistim e ka pranuar të enjten.
“Familjarë dhe miq të nderuar, Ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.
/Epoka e re/