Bahri Gashi, kandidat i AAK-së për asamble në Prishtinë
22 qershor 2021
| 13:51
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës do të jetë edhe Bahri Gashi – Bafta, njëri ndër aktivistët më të devotshëm të kësaj partie ndër vite, aktualisht nënkryetar i Degës së Prishtinës.
“Bahriu, njihet për kontributin e tij ndër vite si aktivist i LKÇK-së që nga mosha e hershme dhe luftëtar i dalluar i UÇK-së në luftën për liri. Përvoja e tij jetësore në shërbim të Atdheut, e pasuron edhe më tej listën tonë për Prishtinën që e duam. Suksese e na priftë e mbara, miku im Bahri!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.