Bahri Gjinovci, kandidat i vetëm për postin e kryetarit të FVK-së
24 shtator 2024
| 14:40
Bahri Gjinovci është i vetmi kandidat i propozuar për postin e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës. “Sipas afatit të caktuar dhe në bazë të Nenit 26 të Statutit të FVK-së, i vetmi kandidat i propozuar për kryetar të FVK-së është Bahri Gjinovci.
Gjinovci që u zgjodh në vitin 2021, është në përmbyllje të mandatit të parë, pas së cilit ka marrë pëlqimin e shumicës së delegatëve, që ta vazhdojë edhe një mandat tjetër, në krye të shtëpisë kosovare të volejbollit”, thuhet në njoftimin e FVK-së. Sipas njoftimit, Kuvendi i Punës dhe ai Zgjedhor i FVK-së, do të mbahet më 27 shtator nga ora 17:30, në Holiday Resort (Sllatinë e Madhe).