Bahri Gjinovci rizgjidhet në krye të Federatës së Volejbollit
Kryetari aktual Bahri Gjinovci i cili është edhe profesor universitar është rizgjedhur prap kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Kështu ka njoftuar të premten FVK-ja në faqen zyrtare të saj. “Presidenti aktual i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr këtë institucion. Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur, morën pjesë 60 nga 66 delegatët e planifikuar, të cilët me votim të hapur dhe unanimisht i besuan Gjinovcit një mandat tjetër katërvjeçar, pasi ai ishte kandidati i vetëm për këtë post”, ka shkruar FVK-ja.
Nënkryetar i parë i FVK-së është zgjedhur Valon Xhefaj, ndërsa Emine Ramadani-Reka është nënkryetare e dytë. Ndërsa anëtarët e rinj të bordit do të jenë Antigona Veseli, Merkur Zhubi, Gëzim Brahimi dhe Ramadan Parduzi. Gjinovci mandatin e parë e fitoi në vitin 2021.