Bahri Hyseni, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Me 10 vota për, asnjë votë kundër e asnjë abstenim, Bahri Hyseni ka marrë kryesimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Hyseni, i cili nuk ka pasur kundërkandidat për këtë pozitë, ka thënë se do të angazhohet për efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie në punën e këtij këshilli.
“Do fuqizoj pavarësinë e sistemit prokurorial si sistem stabil në zbatimin e vendimeve të Këshillit duke i dhënë mundësinë që institucionet të punojnë të pavarura, të ndikuara nga brenda dhe jashtë”, ka thënë Hyseni.
Gjithashtu Lavdim Krasniqi me pajtimin e të gjithëve u zgjodh edhe për një mandat tjetër për drejtorin e sekretariatit të Këshillit të Prokurorisë.
Këshilli Prokurorial ka diskutuar edhe për planin e punës së Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve për vitin 2019 dhe vlerësimi i performancës së drejtorit të sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për periudhën 2016-2018.
Valon Jupa ka bërë me dije se 89 prokurorë do të i nënshtrohen vlerësimit te performancës.