Bahrim Shabani zgjedhet nënkryetar i Kuvendit
04 maj 2023
| 13:03
Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë.
Ai ka marrë të gjitha 73 votat e deputetëve të Kuvendit që kanë marrë pjesë në votim.
Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emir tjetër.
Ai do të jetë nënkryetari i pestë i Kuvendit, bashkë me Saranda Bogujevcin, Kujtim Shalën, Enver Hoxhajn dhe Bekim Arifin.