Bahtiri akuza ndaj VV-së: Bënë fushatë kundër meje, prandaj e humba Mitrovicën
11 dhjetor 2023
| 22:26
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se ka pasur edhe njerëz brenda Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë fushatë kundër tij.
Ai tha se edhe partitë e tjera dhe mediat kanë bërë fushatë kundër tij dhe sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ju e dini qysh u kanë fushata, edhe mediat, janë kanë anti-Agim Bahtiri”, tha ai në Pressing.
“Mendoj që arsyeja ka qenë që kam kaluar në VV”, tha Bahtiri.
“Kam humbur për arsye se disa grupe të njerëzve të VV-së kanë bë anti-fushatë për mua. Janë kanë grupe të caktuara të njerëzve”, tha ai.