Bahtiri, asamblistëve të LV-së në Mitrovicë: Katër vite në opozitë shkojnë shpejtë

21 dhjetor 2021 | 22:10

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” u është drejtuar asamblistëve të LV-së në këtë qytet duke u thënë se duhet të qëndrojnë të bashkuar.

“Të dashur asamblisitë të Vetëvendosjes, Më lejoni që edhe publikisht të ju uroj secilit prej juve detyrën e marrë, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit. Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës”.

“Çdo përjashtim, çdo largim apo çdo përçarje është në kundërshtim me votën që e kërkuam dhe me premtimet që i dhamë. 4 vite shkojnë shpejtë në opozitë, 4 vitet e tjera opozitën apo pozitën do ja siguroni ju subjektit në të cilin jemi, subjektit nën flamurin e të cilit qëndrojmë”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ka lindur më 21 Dhjetor 1960 dhe ka…