Bahtiri bisedon me banorët për zhvendosjen e tyre nga shtëpitë në afërsi të Liqenit Akumulues

11 prill 2018 | 14:38

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me nënkryetarin, Faruk Mujka, kanë mbajtur të mërkurën një takim informues me banorët të cilët banojnë pranë Liqenit Akumulues.

Kryetari Bahtiri me këtë rast ka njoftuar të pranishmit që në kuadër të projektit i cili i dedikohet Liqenit Akumulues parashihet edhe zhvendosja e shtëpive të ndërtuara në pronën publike.

Bahtiri ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët në realizimin e këtij projekti, i cili do ta bëjë Mitrovicën qytetin më atraktiv në Kosovë.

Po ashtu gjatë këtij takim, kryetari Bahtiri ka bërë me dije se do të bëjë përpjekje maksimale për sigurimin e mjeteve financiare nga niveli qendror, që sipas mundësive buxhetore të arrihet një zgjidhje për të gjitha familjet, shtëpitë e të cilëve janë pjesë e implementimit të këtij projekti.

Ai ka shtuar se për arsye të përmbushjes së standardeve UEFA dhe FIFA do të bëhet zhvendosja e disa shtëpive në afërsi të stadiumit “Adem Jashari”.

 

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot…