Bahtiri: Dëshmorët ranë për bashkim, jo për ndryshim të kufijve
20 janar 2019
| 16:47
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se dëshmorët e kombit kanë rënë heroikisht për bashkim, dhe jo për ndryshim të kufijve.
“Gjaku i derdhur i dëshmorëve ka bërë që ne sot të jetojmë në liri. Por këta burra nuk luftuan për ndryshim kufijsh dhe ndarje të Mitrovicës. Sot o kurrë duhet të bashkohemi që t’i dalim zot atdheut”, ka thënë Bahtiri gjatë akademisë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi.
/Epoka e re/