Bahtiri dhe Rakiçi, thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi!

03 prill 2020 | 09:32

Deri më tani janë konfirmuar 17 persona me koronavirus në Mitrovicën e Veriut është bërë me dije nga Agim Bahtiri dhe Goran Rakiç në një konferencë të përbashkët për media, në të cilën i pranishëm ishte edhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi

Në këtë konferencë ka folur edhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi, i cili porositi qytetarët të kenë kujdes dhe t’i ndjekin udhëzimet e institucioneve publike.

“Dua t’i falënderoj të nderuarit kryetarët që janë me ne këtu. Që të dy e dinë se situata me koronavirusin është shumë serioze. Është shumë serioze në Ballkan, është shumë serioze në Evropë. Jam i sigurt se secili qytetar në Mitrovicë do t’i ndjekë udhëzimet e institucioneve publike të Kosovës dhe të dy kryetarëve. Dua të falënderoj mediat dhe të gjithë shtypin”, ka thënë Risi.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, tha se qytetarët duhet t’i respektojnë rregullat e dhëna nga institucionet kompetente. “Kisha një lutje për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh të cilit nacionalitet janë. Po përballemi me një virus që nuk njeh kombësi. Unë u bëj thirrje që të rrini në shtëpi të izoluar. Ju lus që edhe atë kohë që jeni të lirë të lëvizni, ruani distancën mes vete dhe mbani higjienën në shtëpitë tuaja. Në Mitrovicën e Veriut janë të infektuar dy persona. Njëri ka vdekur”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkaq kreu i Mitrovicë së Veriut, Goran Rakiç, theksoi se qytetarët e komunave veriore duhet të jenë të kujdesshëm pasi që kjo sëmundje po prek gati çdo moshë. Ai njoftoi se në pjesën veriore të Kosovës janë 17 të infektuar dhe mbi 200 qytetarë të izoluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 prilli ishte ishte një ditë e zezë për Francën.…