Bahtiri dhe Rakiqi pajtohen për bashkëpunim në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

06 prill 2020 | 13:03

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën aktuale dhe masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19 në atë pjesë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri është njoftuar se pas identifikimit të disa personave me koronavirus në pjesën veriore, dhe pas vendosjes në karantinë të Mitrovicës Veriore dhe Komunës së Zveçanit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, dhe se janë duke e menaxhuar mjaft mirë këtë situatë.

Gjatë bisedës telefonike, kryetari Bahtiri ka potencuar se është i gatshëm për bashkëpunim dhe t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve në atë pjesë me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që posedon Komuna jonë.

Në fund, kryetari Bahtiri dhe kryetari Rakiq janë dakorduar të jenë bashkëpunues në menaxhimin e suksesshëm të situatës pas përhapjes së pandemisë në pjesën veriore, duke lënë anash politikën dhe të punojnë sa më shumë në parandalimin e këtij virusi, dhe njëkohësisht u bëjnë të thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet nga institucionet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 10 ditësh nga testi kur u konfirmuar pozitiv me…