Bahtiri e Mehaj nënshkruajnë kontratën për dhënien e pronës në shfrytëzim për FSK-në
Pas miratimit të propozim vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, me të cilin ka nënshkruar kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo pronë përfshinë gjithsej 191 hektarë, dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.
Hapësira në fjalë, për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në.