Bahtiri: Festa e fitores për Vetëvendosjen filloi në Kçiq
Lëvizja Vetëvendosje (LV) në Mitrovicë po vazhdon takimet me qytetarë, duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit në të cilat ky subjekt garon me Albin Kurti si kandidat për kryeministër.
Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe zyrtari i LV-së, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se kjo lëvizje mbështetur masovisht në Kçiq, që është fshati më i madh në Mitrovicë.
Ja postimi i Agim Bahtirit në “Facebook”:
Festa e fitores filloi në Kçiq para qindra simpatizantëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u zotuan për ta mbështetur masovisht kryeministrin në ardhje, Albin Kurti.
Kçiqi gjithmonë ka besuar në vizionin tim, gjë që e dëshmoi edhe mbrëmë, se pavarësisht pengesave që dikush dëshiron t’i bëjë, banorët e këtij fshati bujar din të marrin vendimin e duhur në përkrahje për mua dhe subjektin politik që e përfaqësoj.
Falënderim të madh për banorët e Kçiqit, të cilën insistuan që tubimin ta përmbyllim së bashku në mënyrë festive, duke jehuar kënga dhe gëzimi.
#erdhidita Me Albinin përpara, na priftë e mbara