Bahtiri: Gjithmonë kam bërë thirrje për paqe, jam njeri i paqes

30 mars 2020 | 14:11

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje.

“Në asnjë kontekst nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Është e turpshme të thuhet ashtu. Nuk kam thirrur për vëllavrasje. Unë kam krijuar paqe në Mitrovicë dhe gjithkund ku kam shkuar. Gjithmonë kam ftuar për paqe. Jam i paqes”.

“Kam kërkuar nga presidenti t’i shpallë zgjedhjet e lira. Është një mllef i madh i qytetarët për rrëzimin e qeverisë në këtë kohë. Kam frikë mos ka përplasje nga qytetarët, atyre iu është vrarë shpresa. Kjo ka qenë Qeveria e shpresës”, ka thënë Bahtiri për “Klan Kosova”.

Bahtiri ka thënë se përmes deklaratës së tij të dhënë më herët gjatë ditës po tentohet të përfitohet.

“Është e turpshme që disa njerëz mendojnë të përfitojnë nga kjo deklaratë.  Asnjëherë nuk e dëshiroj vëllavrasjen. Unë jam për të bashkuar qytetarët dhe të kemi ujdi mes njëri-tjetrit. Për këtë është Agim Bahtiri”, është shprehur Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me…