Bahtiri i bie pishman që shau qytetarin, kërkon falje për fjalorin

30 janar 2021 | 23:00

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, duket se i ka rënë pishman për fjalorin e përdorur sot në një tubim në këtë komunë ku ishte i pranishëm edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Bahtiri në videot e postuara nga mediat është dëgjuar duke e sharë me nënë një person që insistonte t’ia bënte një pyetje liderit të VV-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.

Postimi i plotë:

Me vjen keq për situatën e ndodhur sot në lagjen Ilirida, por e gjitha ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor.

Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike si Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…