Bahtiri, i shqetësuar për gjendjen aktuale të sigurisë në Mitrovicë

12 korrik 2021 | 15:40

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të drejtorëve të drejtorive komunale të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, në të cilën janë shqyrtuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me këtë komunë.

Fillimisht, Bahtiri ka ngritur si shqetësim gjendjen aktuale të sigurisë në Mitrovicë, pas rasteve të fundit të përleshjes në mes të rinjve, dhe vrasjes së një qytetari të Mitrovicës. Lidhur me këtë, kryetari Bahtiri ka thënë se menjëherë ka kontaktuar Drejtorinë rajonale të policisë në stacionin jugor si dhe nivelin qendror, ku janë pajtuar që këto ditë të mbajnë takime të përbashkëta për të marrë hapa konkret në këtë drejtim.

“Këto raste po ndodhin tash kur në Mitrovicë siguria dhe rendi e qetësia kishin marrë të mbarën dhe kur krimet kanë shënuar rënie drastike, duke bërë që qyteti të jetë një nga më të qetët në vend. Por pavarësisht këtyre rasteve, në bashkëpunim me policinë nuk do të lejojmë të kemi pa siguri në Mitrovicë dhe grupe të njerëzve që prishin rendin dhe qetësinë publike”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me formimin ne komisionit komunal për plotësim/ndryshimin e Rregullores komunale për mbrojtjen e mjedisit 02/2010, respektivisht neni 15 për mbrojte nga zhurma.

Më tutje, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu ka prezantuar raportin financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, të hyrat vetanake, shpalosjen e buxhetit dhe shpenzimeve, investimet kapitale, obligimet e papaguara, lëndët e ekzekutuara nga Ministria e Financave – Departamenti i Thesarit.

Lidhur me inkasimin e të hyrave vetanake për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, Fazliu ka bërë me dije se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, ka shënuar rritje prej 98.48 për qind, ndërsa sa i përket inkasimit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 në krahasim me planifikimin, Komuna e Mitrovicës ka arritur të realizoj 63.47 për qind ose 1 482 618 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menderes Kuleta nga Prishtina, shpall të pavlefshme dëftesat e klasës…