Bahtiri ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës
21 shkurt 2019
| 11:03
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi peticionin për bashkimin e këtij qytetit.
Bahtiri është duke kërkuar nga presidenti Thaçi mbështetje për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës, pasi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, e ka vlerësuar si joligjore nisëm e për bashkimin e Mitrovicës.
Peticioni për bashkimin e Mitrovicës është nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të kësaj komune, dhe atë nga të gjitha komunitetet.