Bahtiri interesohet për themelimin e një qendre shëndetësore
20 shkurt 2018
| 15:30
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të martën në takim pronarin e Kolegjit Heimere, Fredrich Heimeren.
Gjatë këtij takimi shefi ekzekutiv për Kosovë i këtij kolegji, bashkëpronari, Petrit Beqiri, ka njoftuar kryetarin Bahtiri për synimet e këtij kolegji, i cili përpos qytetit të Prishtinës planifikon të shtrihet edhe në qytetin e Mitrovicës duke hapur kështu Qendrën Multi – Diciplinare Shëndetësore.
Sipas pronarit të Kolegjit Heimere, Fredrich Heimeren, qëllimi kryesor i themelimit të kësaj qendre do të jetë përmirësimi i shëndetit të qytetarëve të Mitrovicës.
Gjatë këtij takimi të pranishmit diskutuan me gjerësisht në lidhje me lokacionin se ku do të ndërtohet Qendra Multi – Diciplinare Shëndetësore.