Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë

12 prill 2020 | 12:57

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se do të kërkojë nga ministri një detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia të merr vendim që edhe Mitrovica të futet në karantinë.

Bahtiri nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka kërkuar nga mitrovicasit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë dërguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19”.

“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës. I lus qytetarët e Mitrovicës të qëndrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t’i zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Panik Jo, Kujdes Po! #Rrinshpi”, ka shkruar Bahtiri.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1179979975679846/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse ju pëlqejnë çajrat bimorë, atëherë zgjidhni farat e linit.…