Bahtiri kërkon që falja e Kurban Bajramit të bëhet në sheshin e Mitrovicës

30 korrik 2020 | 14:14

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që falja e namazit të Kurban Bajramit të bëhet në sheshin e Mitrovicës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, janë të gatshëm t’i bëjnë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurban Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës.

 

Postimi i plotë i Bahtirit:

Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës.

Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues.

Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u.

Me respekt,

Agim Bahtiri

Kryetar i Komunës së Mitrovicës

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i Gjakovës ka reaguar ndaj deputetit të LV-së, Agon…