Bahtiri: Kosova nuk ka nevojë për asociacione që shkojnë në dëm të shtetit

07 shkurt 2023 | 11:05

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se e përkrah protestën e thirrur nga studentët e UP-së kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka nevojë për asociacione që shkojnë në dëm të shtetit.

“Përgëzoj studentët e UP-së për iniciativën e ndërmarr për protestë kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky akt, sa është i rëndësishëm, aq është edhe patriotik, sepse Republika e Kosovës duhet o sot o kurrë t’i thotë JO, planeve e ideve të shtetit serb, të cilat çdoherë kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe parimet tona shtetërore”.

“Bëj thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë, t’i tregohet njëherë e përgjithmonë shtetit serb, se populli i Kosovës nuk bën më “amin” ndaj tentimeve të tyre që të instalojnë në shtetin tonë çfarëdo që iu vjen në mend”, ka shkruar Bahtiri në “Facebook”.

Parlamenti studentor ka njoftuar se më 15 shkurt do të protestojnë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë…