Bahtiri: LDK-ja ta kuptojë, nuk është e arsyeshme të dorëhiqet Konjufca
27 janar 2020
| 15:05
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje mes LV-së dhe LDK-së nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse sipas tij, mjaftë është humbur kohë.
“Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh. Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të LV-së”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/