Bahtiri: Mitrovica mburret me atletin Muhamet Ramadani

18 shkurt 2021 | 15:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari Faruk Mujka, sot kanë pritur në takim talentin e atletikës, Muhamet Ramadani, i cili ishte i shoqëruar nga trajneri i klubit të atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani.

Gjatë këtij takimi, kryetari Bahtiri ka përgëzuar sportistin mitrovicas për suksesin e arritur në Kampionatin Ballkanik, në Sofje të Bullgarisë, i cili rrëmbeu medaljen e artë në hedhjen e gjyles, duke e përfaqësuar denjësisht Mitrovicën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Me fitoren tuaj në Kampionatin Ballkanik U-20, në hedhje të gjyles, në Sofje të Bullgarisë, ju keni bërë që Mitrovicës t’i shtohet akoma nami për suksese në fushën e sportit, prandaj me ju sot mburret i tërë qyteti. Duke qenë krenarë për suksesin tuaj të arritur, në emrin tim personal, ju përgëzoj për medaljen e artë të fituar, andaj besoj se falë punës suaj profesionale sukseset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa trajneri i klubit të atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani, falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen morale pavarësisht mundësive të kufizuara buxhetore të cilat i ka komuna, ky klub gjithmonë ka gjetur mbështetjen e kryetarit dhe të komunës.

Atleti mitrovicas, Muhamet Ramadani, ka rrëmbyer pesë medalje të arta në arenën ndërkombëtare, katër medalje ballkanike, dhe një evropiane në hedhjen e gjyles për grupmoshat U20.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…