Bahtiri: Mitrovica të bëhet me një komunë
Katër kryetarë të komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje.
Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë katër komunat të cilat nga e marta kanë mbetur pa kryetar.
Lidhur me këtë, Agim Bahiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr veprimet e nevojshme që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.
Ai është shprehur i gatshëm të bëhet kryetar i Mitrovicës së bashkuar.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.
Qyteti i Mitrovicës tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, ku në këtë situatë unë do të isha kryetar i Mitrovicës së bashkuar.