Bahtiri: Mitrovica, vend i sigurt
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar të enjten një takim me komandantin e stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha, i cili ka përgëzuar Bahtirin për zgjedhjen e tij si kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale.
Bahtiri ka thënë se falë punës së Xhoshës qytetarët e Mitrovicës sot dihen më të sigurt. “Shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka deklaruar Bahtiri.
Ndërsa komandanti i stacionit jugorë të policisë, Ahmet Xhosha, është zotuar se bashkëpunimi mes komunës dhe policisë do të jetë i vazhdueshëm.
Bahtiri dhe Xhosha kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, bashkëpunim ky që sipas tyre ka dhënë rezultate pozitive në stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në komunë.