Bahtiri nderon me mirënjohje drejtorin e Prokurimit

29 mars 2019 | 16:26

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nderuar me një mirënjohje drejtorin e Prokurimit, Bekim Muja, pas vlerësimit të bërë nga Institutit Demokratik i Kosovës, duke e renditur Komunën e Mitrovicës në vend të parë për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018, për transparencë në prokurim publik.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar që komuna që ai udhëheq është vlerësuar me numrin më të madh të pikëve, në kuadër të këtij projekti.

Ai ka falënderuar drejtorin Muja dhe stafin e tij për punën e tyre të palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu, kryetari Bahtiri ka shprehur gatishmërinë e tij që transparencën komunale të ngrit edhe më tutje duke vë në dispozicion të gjitha dokumentet që janë të nevojshme dhe në interes të qytetarëve.

Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës në fushën e Prokurimit publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, për kryeqytetin dhe 37 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ku nga ky raport Komuna e Mitrovicës ka arritur të renditet në vendin e parë me pikët e përgjithshme 92.69 për qind.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkuesit izraelitë kanë thënë se një shpellë kripe me stalaktite…