Bahtiri: Në Mitrovicë së shpejti hapet fabrika për riciklimin e mbeturinave
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se në Mitrovicës nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për riciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë.
“Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për riciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë. Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetëra vende të reja pune. Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi për më shumë se përgjysmë”, ka shkruar Bahtiri në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/