Bahtiri nënshkroi vazhdimin e kontratave për bursa për 42 studentë
20 janar 2021
| 15:18
Në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nënshkruar të mërkurën kontratat me 42 studentë që u janë vazhduar bursat për vitin akademik 2020/21.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave të pranishëm ishin kryetari, Agim Bahtiri, si dhe drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani.
Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, ka përgëzuar studentët e përzgjedhur, duke iu uruar suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa më të mira.
Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë mirënjohës për mbështetjen që komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.