Bahtiri nënshkroi vazhdimin e kontratave për bursa për 78 studentë

24 prill 2018 | 14:35

Janë 78 studentë nga komuna e Mitrovicës që u është vazhduar kontrata për bursa për vitin akademik 2017/2018.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se të rinjtë duhet të fokusohen në studime, meqë është mënyra më e mirë që hap rrugë për punësim. “Duke pasur parasysh  rezultatet e mira në mësime, ju inkurajoj që të  punoni  dhe të studioni sa më shumë për një të ardhme më të mirë për vete dhe për shoqërinë”, ka thënë Bahtiri.

Ai  më tutje ka shtuar se është shumë e rëndësishme që studentëve të ju ndihmohet  gjatë studimeve të  tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdojë të ndihmoj studentët, si me përkrahje  financiare,  ashtu edhe në forma të tjera.

Komuna e Mitrovicës do të paguajë bursën për studentët për vitin akademik 2017/2018 duke filluar nga 01.10.2017 deri 30.06.2018, në shumën prej shtatëdhjetë euro.

Pas nënshkrimit të kontratës, studentët janë shprehur të  jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë,…