Bahtiri nënshkruan marrëveshje me “Interplast Group”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, kanë pritur në një takim drejtorin e “Interplast Group” në Mitrovicë, Bekim Gashi, me ç’rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve dhe krijimi i bashkëpunimit të ndërsjellët mes palëve, me fokus të veçantë në fushën e përfituesve të familjeve me skemë sociale në Komunën e Mitrovicës.
Përmes kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës përkatësisht Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qendra për Punë Sociale dhe “Interplast Group” Mitrovicë do të mundësojnë familjeve me skemë sociale 10 për qind zbritje në të gjitha produktet elektro shtëpiake.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri është shprehur falënderues ndaj drejtorit Gashi për bashkëpunimin e treguar për t’i ndihmuar familjet në nevojë në Komunën e Mitrovicës.
/Epoka e re/