Bahtiri: Nuk kemi raste tjera të dyshuara nga kontaktet e të prekurve me Covid-19
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se pesë mostra që janë dërguar të mërkurën në testim për Covid-19 kanë dalë negative.
“Fatmirësisht nga IKShP-ja kemi marrë njoftimin se të gjitha kanë dalë negative. Kur i shtojmë edhe faktin se më nuk kemi raste tjera të dyshuara nga kontaktet e të prekurve me Covid-19, ky është një lajm shumë i mirë për Mitrovicën”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e të rezultuarve pozitiv ditëve të kaluara është stabile dhe sipas mjekëve nuk ka hapësirë për shqetësim.
“Siç e dini, të gjithë të prekurit me Covid-19 në Mitrovicë janë raste kontakti të të njëjtit rreth familjar dhe besoj ditëve të ardhshme nuk kemi të prekur të tjerë”, ka shkruar kryetari Bahtiri.
(M.Q / Epoka e re)