Bahtiri ofron mbështetje për zhvillimin e projekteve të DTC-së

27 shkurt 2019 | 14:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim udhëheqësen e Zyrës gjermane për zhvillim dhe bashkëpunim, Anja Becky, dhe drejtorin e Diakonie Training Center në Mitrovicë, Bernd Baumgarten, me të cilët kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Me këtë rast, udhëheqësja e Zyrës gjermane për zhvillim dhe bashkëpunim, Anja Becky, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mundësinë e realizimit të kësaj vizite, duke thënë se është shumë krenare me të për bashkëpunimin e mirë që kanë ndër vite në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Një projekt me të cilin krenohemi është edhe Diakonie Training Center, të cilin e vlerësojmë lartë për programet që sjell kjo qendër trajnuese për rininë dhe ofrimin e zanateve të ndryshme, me të vërtetë është bërë një punë e madhe dhe ka pasur investime të mëdha. Prandaj kërkojmë edhe mbështetje nga komuna juaj për vazhdimin e projekteve dhe të jenë të realizueshme”, ka thënë Becky.

Edhe drejtori i Diakonie Training Center (DTC), Bernd Baumgarten, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e mirëfilltë që kanë pasur ndër vite.

Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ofruar mbështetje për zhvillimin e projekteve të DTC-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët sot në Beograd…