Bahtiri për takimin e Uashingtonit: Askush nuk guxon të diskutojë për territorin e Kosovës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë kujdesshme në dialogun në Uashington, duke mos bërë kompromise në dëm të shtetit.
Ai ka thënë se askush nuk guxon të diskutojë për territor të Kosovës, Asociacionin e Komunave Serbe dhe për amnistimin e krimeve të luftës.
“Në takimin që do të mbahet në Uashington Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe mos të bëjë kompromise në dëm të Republikës së Kosovës, në emër të të ashtuquajturës ‘marrëveshje historike’. Askush nga pala kosovare nuk guxon që të diskutojë për shkëmbime territoriale, asociacion të komunave serbe dhe amnisti për krimet e kryera gjatë luftës. Çdo kush që ka guxim t’i diskutoj këto tri çështje do të përballet fuqishëm me kundërshtim nga qytetarët e qytetit të Isa Boletinit, e pastaj edhe me gjithë Kosovën. Në rrethana normale kjo Qeveri duke qenë se është jolegjitime për shkak të mandatit të vjedhur, nuk është dashur të marrë pjesë në këtë takim, pasi që është e shantazhuar nga Lista Serbe dhe s’ka kredibilitet, e as nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.