![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/kreshnik-bahtiri.jpg)
Bahtiri përforcon Ulpianën
16 janar 2023
| 13:07
Futbollisti Kreshnik Bahtiri është bërë me skuadër të re. Në fakt, sot (e hënë) Bahtiri është prezantuar në skuadrën e Ulpianës që garon në Ligën e Parë.
“Në ambientet e klubit, presidenti i KF Ulpiana, Jeton Gashi ka arritur marrëveshje me lojtarin elitar Kreshnik Bahtiri për sezonin pranveror të edicionit të garave 2022/2023 me mundësi vazhdimi. Bahtiri në vitet e fundit ka luajtur për ekipet e Superligës, FC Malisheva dhe KF Arbëria si dhe për ekipin e Superiores së Shqipërisë, KF Kukësi”, thuhet në njoftimin e KF Ulpiana.