Bahtiri: Qeverinë e rrëzon vetëm Kadri Veseli
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se inskenimi i krizës humanitare në veri ishte skenar për ndarjen e Mitrovicës.
Bahtiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se kthimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje ka qenë një “pararojë” për ndarjen e qytetit.
Duke folur për zhvillimet politike në vend, Nënkryetari i AKR-së thotë se ai ka qenë dhe është për rrëzimin e kësaj qeverie, por sipas tij “rrëzimi i Qeverisë është vetëm në dorën e PDK-së dhe Kadri Veselit”.
Bahtiri, thotë se PDK-ja mund ta rrëzojë Qeverinë pasi ndihet pak e diskriminuar në raport me fuqinë parlamentare që ka në Kuvend.
“Partitë tjera në koalicion nuk janë të interesuara për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai.
Sipas nënkryetarit të AKR-së, çdo qeverisje e ardhshme në Kosovë do të bëhet pa PDK-në.
Ai ka thënë se AKR-ja është ajo që ka bërë Haradinajn Kryeministër pasi “ata provuan tre muaj dhe nuk arritën pa AKR-në ta bëjnë Qeverinë”. Por megjithatë Bahtiri thotë se AKR-ja ka rënë viktimë që është bërë pjesë e kësaj qeverisje.