Bahtiri: Qytetarët serbë kërkojnë hapjen e urës së Ibrit çdo ditë
13 gusht 2024
| 14:43
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, ku ka pasur kritika për bashkësinë ndërkombëtare.
Bahtiri ka thënë se edhe qytetarët serbë kërkojnë hapjen e urës.
“Qytetarët e kërkojnë lirimin e urës. Unë kom kontaktu me shumë qytetarë serbë. Ata e kanë kërku dhe e kërkojnë çdo ditë”.
“Ju e patë Listën Serbe, shembull, me gjithë atë fuqi që e ka, nuk mujti me i mbledhë as 600 vetë në protestë”.
“Unë nuk po muj me e kuptu ma së pari Bashkimin Evropian”, ka Bahtiri për “Klan Kosovën”.